Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Shqiptarët po rrezikojnë jetën me gomone, Rama të japë dorëheqjen


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë me gazetarët, ku ngriti shqetësimin për largimin masiv të shqiptarëve, kryesisht të rinjve nga vendi.

Meta kritikoi kryeministri Edi Rama duke thënë se vetë udhëton me chartera luksozë, ndërsa qytetarët të cilët i lë pa mbështetje po rrezikojnë jetën duke ikur me gomone.

“Për shkak të mos ekzistencës së shtetit, të krijuar nga papërgjegjshmëria ekstreme e kryetarit që qeveris në charterin super luksoz ndërkohë që shqiptarët e ndershëm të pambrojtur janë të përjashtuar nga çdo mundësi dhe mbështetje sociale ekonomike marrin gomone dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Europë dhe Britani. Është e papranueshme që vendi ynë për çdo 1 mijë banorë të lërë pas vendet që janë në luftë për një kohë të gjatë, siç është rasti i Gjeorgjisë, Sirisë, Afganistanit apo Moldavisë.

Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit situata është më keq. Gati 8 herë më pak se Kosova dhe 20 e ca herë nga Bosnja. Janë 137 udhëtimet me charterin luksoz që i kanë marrë mendjen Edi Ramës dhe i duket sikur e gjithë Shqipëria jeton në luksin e tij.– tha Meta.

Kryetari i PL-së kërkoi nga Rama të japë dorëheqjen.

 “Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke filluar me miliarda euro të vjedhura me energjinë dhe portin e Durrësit, koncesionet PPT-të, të gjithë këto vjedhje kanë vetëm një autor e përgjegjës, është Edi Rama. Duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ka degraduar qeverisjen në një bandë hajdutësh. Vazhdon të qeverisë nga ajrit me charte, shqiptarët përballen me skamje varfri e mjerim, ndaj dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm është zgjidhja që shqiptarët të mos jenë vend i parë në botë me kërkesat për azil. Edhe sot shqiptarët janë përballë një regjimi të urryer, është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve më të neveritshëm të historisë s Shqipërisë me Ramën në krye, në vend që të jepte dorëheqjen mendon se do të fitojë kohë, është e qartë se e gjithë përgjegjësia për këtë shkatërrim të shtetit, që nuk i del për zot qytetarëve por është kthyer në instrument për të sulmuar opozitën dhe intelektualët, pedagogët dhe zërat kritikë të shoqërisë, mediat kritike e të pavarura, 12 nëntori është dita kur qytetarët do kërkojë llogari për vjedhjen që u bëhet çdo ditë dhe pasigurinë ku i ka zhytur. Ndaj duhet të japë dorëheqjen pa vonuar.”– vazhdoi Meta.