Komisioni Europain do të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor për krizën energjetike. Kështu tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në konferencën e sotme të përbashkët për mediet me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Von der Leyen tha se do të japin 1 miliard euro për Ballkanin në formën e granteve. 500 milionë euro do të miratohen në dhjetor dhe do t’i jepen 6 vendeve në muajin janar, për të mbështetur familjet në nevojë dhe bizneset. Ndërkohë, 500 milionë euro të tjera do të jepen për investime në infrastrukturën energjetike.
“Kriza e peshembullt kërkon veprime e hapa të pashembullt. Deklaroj se KE do japë një paketë të konsiderueshme mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor 1 miliardë euro në grante me dy pjesë.
Pjesa e parë 500 milionë euro si mbështetje e menjëhershme financiare për 6 vendet e BP, për ti vënë ato në pozitë që në afat shumë të shkurtër të mbështesin familjet e bizneset në nevojë. Kjo do miratohet në dhjetor e do vihet në janar në dispozicion. Pjesa e dytë 500 milionë euro në grante do u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike pr të pasur një rrjet të përbashkët ndërlidhje në rajon me BE.”– tha presidentja Von der Leyen.