Vendosni fjalën kyçe....

Meta në mbledhjen e Kryesisë së sapo zgjedhur: PL do jetë parti e guximit qytetar


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë mbledhjes së parë të Kryesisë së sapozgjedhur u shpreh se forca që ai drejton do jetë e guximit qytetar.

Ai u shpreh se kjo parti do jetë pranë qytetarëve, në arritjen e objektivit për të ndalur dramën e shpopullimit.

Ju falënderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. PL do jetë parti e guximit qytetar, pranë tyre dhe bashkë me ta në atë objektiv madhor që Shqipëria tu përkasë të rinjve, të ndahemi me dramën e shpopullimit.

Të rinjtë e fëmijët tanë të fillojnë të besojnë e të punojnë për Shqipërinë e tyre”, tha Meta.