Vendosni fjalën kyçe....

Partia e Lirisë prezanton strukturën e re drejtuese


Një ditë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues, Partia e Lirisë ka prezantuar strukturën e re drejtuese.

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Marrëdhëiniet me Publikun, Silva Caka, ka bërë me dije emrat dhe pozicionet përkatëse.

Zv.kryetari Agim Nesho është riemëruar në të njëjtin post, ndërsa Partia e Lirisë do ketë edhe katër nënkryetarë: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari e Floida Kërpaçi. Tedi Blushi do jetë Sekretar i Përgjithshëm ndërsa kryesia do përbëhet nga 25 anëtarë.

“Komisioni i Zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave shpall sot përbërjen e kryesisë dhe funksioneve drejtuese të tjera, respektivisht si më poshtë.

Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë është zoti Tedi Blushi 

Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, është zoti Agim Nesho

Nënkryetarët e Partisë së Lirisë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë:

Monika Kryemadhi, Agim Nesho, Elona Guri, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari, Silva Caka, Eriona Bixha, Petrit Vasili, Ana Hazizaj, Edmond Panariti, Agron Çela, Tedi Blushi, Ardit Cela, Brunilda Paskali, Kejdi Mehmetaj, Nora Malaj, Genci Gjokutaj, Petraq Milo, Miranda Rira, Kristian Kina, Klevi Pojana, Aurela Agalliu. Dhe njëkohësisht edhe tre anëtarë të cilët për shkak të funksioneve që mbajnë në Partinë e Lirisë janë pa votim konkretikisht: Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi.” – tha Caka.