Vendosni fjalën kyçe....

Shefi rus i sigurisë: Përfituesi kryesor nga sulmet terroriste ndaj Nord Stream ishte SHBA, Britania e Madhe e ndihmoi


Sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolay Patrushev thotë se nga sulmet në tubacionet e gazit Nord Stream ka përfituar SHBA, ndërsa Mbretërinë e Bashkuar e akuzon si ojesëmarrëse në komplot.

Duke folur të enjten në një takim të Sekretarëve të Këshillave të Sigurimit të CIS, ai kujtoi se që në minutat e para pasi ishin shfaqur raportet për shpërthimet përgjatë tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, një fushatë aktive shpifjeje filloi për të fajësuar Rusinë.

“Sidoqoftë, është e qartë se përfituesi kryesor i këtyre sulmeve terroriste është SHBA-ja dhe marina britanike ishte e përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.”- theksoi Patrushev sipas TASS.

Zyrtari i lartë theksoi se ajo që nuk mund të anashkalohej është mesazhi ku ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, informonte Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, menjëherë pas bombardimit të gazsjellësit se “gjithçka u bë”.

Siç vuri në dukje shefi i sigurisë, SHBA, duke përdorur teknologjitë më të avancuara, krijoi një fushë të favorshme informacioni për vete, duke vepruar si organizatore e fushatave shpifëse dhe duke e zhvendosur përgjegjësinë për atë që po ndodhte te anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar.