Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy punonjësve të OSHEE-së në Vlorë, njëri prej tyre mbetet i plagosur me thikë


Një sherr ka ndodhur sot çatit mes dy punonjësve të OSHEE-së, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku shtetasi me inicialet N. Zh. ka goditur me thikë shtetasin K. Sh.

Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në Komisariat.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.”– bën me dije Policia e Vlorës.