Kreu i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga policia në kryeqytetin e vendit, Podgoricë.
Sipas mediave vendase, ai është ndaluar nga policia për një kontroll të mjetit për shkak të xhamave të zinj.
Në mjet bashkë me kreun e Alternativës Shqiptare, ndodheshin edhe bashkëshortja me fëmijët.
Pas ndalimit ai është përplasur me policinë duke bërë që kjo e fundit ta arrestojë.