Mësuesi i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, është vënë nën hetim pasi dyshohet se dhunonte fëmijët.
Pezullohet nga puna mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, Alban Fetolli.
Vendimi u mor nga DAR pasi Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin ndaj mësuesit, i cili dyshohet se ka dhunuar nxënësit.
Ankesa është bërë nga prindërit e disa prej nxënësve të klasës së tetë, të cilët pretendojnë se mësuesi i ka goditur me bidon me ujë. Sipas Euronews.al, një nxënës ka treguar janë dhunuar 4 fëmijë, tre djem dhe një vajzë.
Drejtoresha e DAR, Vinjola Rota ka thënë në një komunikim telefonik se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollë, po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.
“Menjëherë pas ngjarjes është ngritur një komision etike dhe një pyetësor psiko-social. Në këto momente qe po merren masa mësuesi nuk jep mësim pasi është në komision etike. Deri në momentin që do të dalë vendimi i komisionit etik nuk mund të merren masa të tjera siç mund të jetë pezullimi.”- tha Rota.