Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk do shkarkojë gjysmën e stafit të Twitter – Bloomberg


Pronari i ri i Twitter, Elon Musk planifikon të pushojë nga puna rreth gjysmën e punonjësve të kompanisë në një përpjekje për të ulur kostot, raportoi Bloomberg, duke cituar burime.

Sipas raportit, shkurtimet do prekin rreth 3,700 punonjës nga 7,500 që ka Twitter. Punonjësit që do shkarkohen do njoftohen për vendimin këtë të premte. Ndërsa mundësia për shkurtimin e vendeve të punës thuhet se janë ende duke u diskutuar, një nga skenarët parasheh që ata që shkarkohen do paguhen për 60 ditë.

Pas blerjes së platformës së mediave sociale më 27 tetor për një shumë marramendëse prej 44 miliardë dollarësh, Musk pushoi më herët shefat e ekipit ekzekutiv, duke përfshirë shefin ekzekutiv Parag Agrawal, shefen e financave Ned Segal dhe shefeat ligjorë, Vijaya Gadde e Sean Edgett.

Listat për shkurtimet e vendeve të punës thuhet se janë përpiluar bazuar në kontributet e punëtorëve në kodin e Twitter-it gjatë punësimit të tyre.