Qeveria e re e kryeministres Giorgia Meloni do të miratojë paketën e gjashtë të ndihmës ushtarake të Italisë për Ukrainën pas pushtimit rus.
Lajmi u bë i ditur këtë të premte nga ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto në një intervistë për të përditshmen katolike Avvenire.
Masa do të ishte në përputhje me deklaratat e Melonit dhe garancinë që ajo i ka dhënë aleatëve të NATO-s dhe BE-së që nuk do dalë “nga rreshti” lidhur me Ukrainën.
“E vetmja gjë që nuk mund të bëjmë në një kohë kaq komplekse si ajo që po përjetojmë është të humbasim kontaktet me aleatët tanë ndërkombëtarë, BE-në dhe aleancën Atlantike.”- tha Crosetto.
“Kështu që ka vetëm një mënyrë për të vepruar dhe vendosur. Nëse situata në Ukrainë nuk ndryshon, do të ketë një dekret të gjashtë për dërgimin e ndihmës së re ushtarake. Dekreti do të jetë i drejtë dhe i përshtatshëm, ashtu si të tjerët.”- tha ai sipas agjencisë së lajmeve Ansa.
Jo shumë larg, por më 18 tetor, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov deklaroi se Italia i dha Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake.