Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja përzë kompanitë kineze nga sektori i mineraleve të rralla


Qeveria kanadeze ka urdhëruar tre firma kineze të largohen nga kompanitë e saj të mineraleve për arsye të sigurisë kombëtare. Masa vjen disa ditë pasi Otava prezantoi rregulla më të ashpra për investimet e huaja në sektorin e minierave.

Sipas raportimeve të mediave të mërkurën, tre firmat kineze janë Sinomine Rare Metals Resources, Chengze Lithium International dhe Zangge Mining Investment.

Ministri i Industrisë së Kanadasë, Francois-Philippe Champagne tha në një deklaratë se qeveria urdhëroi shitjen pas ‘shqyrtimit rigoroz’ të firmave të huaja nga siguria kombëtare dhe komuniteti i inteligjencës.

“Ndërsa Kanadaja vazhdon të mirëpresë investimet e huaja direkte, ne do të veprojmë me vendosmëri kur investimet kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare dhe zinxhirët tanë të furnizimit me minerale të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit.” – tha Champagne.

Javën e kaluar, Otava tha se duhet të ndërtojë një zinxhir furnizimi elastik të mineraleve të rëndësishme me partnered e saj, pasi përshkruan rregullat që synojnë të mbrojnë sektorin nga kompanitë e huaja shtetërore.

Sipas Champagne, ‘qeveria federale është e vendosur të punojë me bizneset kanadeze për të tërhequr investime të huaja të drejpërdrejta nga partnerë që ndajnë interesat dhe vlerat tona’.

Kanadaja ka depozita të mëdha të mineraleve të rëndësishme si nikeli e kobalti, kërkesa për të cilat pritet të zgjerohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme.