Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas një fëmijë në Devoll, 13-vjeçari dërgohet në spital


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Devoll, ku një fëmijë 13-vjeçar është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Sipas uniformave blu, i mituri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm,. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqërtuar në Komisariat.

“Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e Policisë.