Mediat kryesore në SHBA kanë injoruar sulmin fizik kundër kandidatit republikan të Nju Hampshire, gjeneralit Don Bolduc.
Tre nga mediat kryesore në vend, New York Times, Washington Post dhe Los Angeles Times, nuk raportuan për sulmin fizik ndaj gjeneralit Bolduc që ndodhi pak çaste përpara debatit të së mërkurës me demokraten Maggie Hassan.
Të mërkurën, policia arrestoi 37-vjeçarin Joseph Hart nga Greenville, Rhode Island, për shkelje kriminale dhe sjellje të çrregullt, pas sulmit ndaj gjeneralit Bolduc, shkruan Breitbart.
“Falë zotit policia ishte aty. Ata u përgjigjën shumë shpejt, së bashku me mbështetësit.” – rrëfeu Bolduc për sulmin. Sulmi është ende nën hetim nga policia. Kate Constantini, zëdhënësja e Bolduc, i tha Breitbart News të mërkurën mbrëma se nuk ka hapësirë për dhunë politike.
“Siç tha gjenerali sonte, është koha për të ulur temperaturën e diskursit politik në vend.” – tha ajo.