Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Qeverisja e korruptuar ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve, Rama të largohet



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur përsëri shqetësimin në lidhje me largimin masiv të të rinjve nga vendi.

Ndërsa publikon disa statistika sipas të cilave numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është 5 persona për 1 mijë banor, Meta thotë se kjo është një nga normat më të larta në Evropë.

Ai ngre akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se të rinjtë largohen për shkak të qeverisjes korruptive të tij. Për këtë arsye Meta kërkon largimin e Ramës.

“Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë.

Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama. Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës.

Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit!”- shkruan Rama.