Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon Ramën: Mafia në pushtet shkaktarja kryesore për largimin e shqiptarëe, të mos provokojë Britaninë


Kreu i Partisë së Lirisë ka akuzuar kryeministrin Rama për gjuhën e përdorur ndaj autoriteteve britanike duke e quajtur atë provokim.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Meta tha se forca politike që drejton është e ngazhuar për të ndaluar shpopullimin e vendit, dramës së madhe me të cilën përballet Shqipëria.

Ai theksoi se mafia në pushtet është shkaktarja kryesore e largimit të të rinjve shqiptarë nga vendi duke i bërë thirrje qeverisë që të bashkëpunojë me autoritetet francize e britanike për çështjet e ngritura prej tyre.

“Angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për ti dhënë fund kësaj drame të madhe të vendit tonë, të shoqërisë sonë dhe çdo familje. Përshëndes edhe angazhimin edhe lutjet e sotme të udhëheqësve të kishës katolike, për të reflektuar të gjithë dhe për tu bashkuar dhe çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë të rrezikojnë jetën për të kaluar la mansh me gomone.

Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritete britanike për një fenomen atë të shpopullimit. Mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze. Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Çdo provokim që qeveria jonë u bën autoriteteve britanike nuk e ndihmon trajtimin e qytetarëve shqiptarë.Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet.” – tha Meta.