Vendosni fjalën kyçe....

Misteri i sulmit ndaj Paul Pelosi – NBC raportoi se ai u tha policëve ‘gjithçka është në rregull’, më pas e fshiu raportin


Lajmi i fundit për incidentin ndaj Paul Pelosit është se kur policët u shfaqën në shtëpinë e tij javën e kaluar, ai u tha atyre, ‘gjithçka është në rregull’ dhe më pas u kthye në shtëpinë e tij sikur të mos kishte asgjë për t’u frikësuar nga sulmuesi i tij i supozuar, David. DePape.

NBC e tërhoqi historinë që publikoi me pretendimet e lartpërmendura, me shpjegimin se, ‘Pjesa nuk duhej të transmetohej sepse nuk plotësonte standardet e raportimit të NBC News’, sipas New York Post.

Shkrimi i New York Post vuri në dukje se raporti i NBC në dukje bie ndesh me dokumentet gjyqësore të paraqitura në rastin e David DePape, ku thuhet se Pelosi i përshëndeti oficerët ‘me nervozizëm, por me qetësi’.

Kjo ndodhi kur David DePape, dyshohet se goditi me një çekiç bashkëshortin 82-vjeçar të Nancy Pelosit.

Hollësi të reja kanë zbuluar se Paul Pelosi nuk iu përgjigj kurrë i frikësuar oficerëve se ishte në ankth apo kishte ndonjë problem, disa sekonda para se të kthehej në shtëpinë e tij, ku një burrë e goditi me çekiç.

Burri 82-vjeçar i kryetares së Kongresit, Nancy Pelosi, në vend të kësaj u buzëqeshi oficerëve që iu përgjigjën thirrjes me prioritet të lartë 911 në shtëpinë e tij në San Francisko javën e kaluar, sipas dokumenteve të gjykatës, dhe u tha atyre ‘çdo gjë është mirë’.

Në vend që t’u thoshte oficerëve se kishte nevojë për ndihmë, ose të përpiqej të ikte nga shtëpia, Pelosi u fut përsëri në holl ku policia pa personin që e godiste me një çekiç, thanë burime pranë hetimit për NBC News.

NBC shton: “Pse Pelosi nuk u përpoq të ikte ose nuk u tha oficerëve se ishte në ankth është e paqartë.”

Pastaj ka edhe një raportim tjetër nga NBC: “Ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes z. Pelosi dhe të dyshuarit gjatë 30 minutave që ata qëndruan vetëm në shtëpi.”

Ndërkohë një tjetër media, Politico, fillimisht raportoi se një person i tretë ishte në shtëpi dhe se ky person i tretë i hapi derën policisë. Pastaj Politico e tërhoqi raportin dhe kritikoi ata që besuan raportin e tyre fillestar se po ‘përhapnin dezinformata’.

Gjithashtu është edhe një regjistrim i policisë që thotë se Pelosi u tha oficerëve se sulmuesi i tij i dyshuar ‘quhet David dhe se ai është një mik’.

Ndërkohë autoritetet po refuzojnë të publikojnë çdo filmim të kamerave të sigurisë ose kamerave të trupit të policisë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart