Moska dhe Kievi kanë kryer shkëmbimin e dytë me të madh të të burgosurve në më pak se një javë, ka pohuar të enjten Ministria ruse e Mbrojtjes.
Ajo i shtoi se 107 ushtarët rusë që u liruan u dërguan me avion për trajtim mjekësor në Moskë.
Ushtruesi i detyrës së kreut të Republikës Popullore të Donetskut të Rusisë (DPR) Denis Pushilin shkroi në kanalin e tij Telegram se 65 nga të kthyerit janë nga DPR dhe Republika Popullore e Luganskut (LPR).
“Ne po dorëzojmë të njëjtin numër të burgosurish, kryesisht anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.” – shtoi ai.
Të shtunën, 50 ushtarë u kthyen në Rusi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të vendit. Zyrtarët ukrainas, ndërkohë, deklaruan se 52 ushtarakë u dorëzuan nga Moska, duke përfshirë ushtarë, roje kombëtare, personel të marinës dhe roje kufitare.
Muajin e kaluar, Rusia liroi 108 femra ukrainase në këmbim të 110 shtetasve rusë, shumë prej të cilëve ishin marinarë civilë.