Vendosni fjalën kyçe....

SHBA bëhet furnizuesi i dytë më i madh i gazit në BE


SHBA-ja është bërë furnizuesi i dytë më i madh i gazit në BE për shkak të rritjes së dërgesave të LNG-së mes rënies së furnizimit nga Rusia, tha të enjten nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, në një konferencë ekonomike në Letoni.

“Ne kemi arritur të rindërtojmë plotësisht strukturën e furnitorëve tanë. Norvegjia është tani furnizuesi më i madh i gazit natyror, e ndjekur nga SHBA-ja, të cilat na furnizojnë me gaz natyror të lëngshëm.” – tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve TASS

. Përpara këtij viti, Rusia ishte furnizuesi më i madh i gazit në bllok, duke mbuluar afërsisht 40% të nevojave të rajonit. Megjithatë, pas sulmit të Moskës në Ukrainë dhe sanksioneve perëndimore që pasuan, furnizimet ruse janë ulur në vetëm 9% të importeve të BE-së.

SHBA u bë furnizuesi i tretë më i madh i BE-së vitin e kaluar, duke kaluar Algjerinë. Në vitin 2022, dërgesat amerikane të LNG-së u rritën më tej dhe tani përbëjnë gati gjysmën e blerjeve totale të LNG-së në bllok.

Disa, megjithatë, kritikojnë Uashingtonin për përfitimin nga kriza energjetike në rajon, pasi furnizimet e tij të LNG kushtojnë deri në katër herë më shumë se furnizimet me gaz rus ku mbështetej dikur.