Mësuesi i pezulluar nga detyra pasi dyshohet për dhunë ndaj një nxënësi ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se rasti është montuar nga kolegët e tij që kanë përdorur nxënësit.
Mësuesi Alban Fetolli i shkollës ‘Dritëro Agolli’ në Bilisht ka theksuar se koha do i japë të drejtë atij. Sipas mësuesit, ai ka 30 vite si mësues e nuk ka pasur kurrë probleme të këtilla me kolegët apo nxënësit.
Fetolli, mësues i gjuhës angleze u pezullua nga detyra pasi dyshohet se dhunonte nxënësit. Ndaj tij ka nisur një hetim nga Komisioni i Disiplinës i shkollës pas denoncimit të prindërve të disa nxënësve, të cilët pretendojnë se ai i ka goditur me bidon me ujë.