Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori rus në SHBA: Perëndimi duhet të mendojë për zgjidhjen e negociatave në vend që të mbushë Kievin me armë


Sipas ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, Rusia do të arrijë të fitojë në Ukrainë pavarësisht asaj se çfarë po përpiqet të bëjë Uashingtoni.

Antonov tha se Perëndimi vazhdon të ndjekë një politikë të gabuar duke besuar se situata e Ukrainës mund të zgjidhet në fushën e betejës, ndërsa në fakt duhet menduar se si të gjendet një zgjidhje negociuese.

“Lidhur me vendimet e reja të administratës amerikane për furnizime shtesë me armë në Ukrainë, dëshiroj të theksoj se të ashtuquajturit partnerët tanë vazhdojnë me një politikë të gabuar duke besuar se problemi mund të zgjidhet në fushën e betejës dhe të vazhdojnë të shpenzojnë më shumë energji dhe mjete. Tani ata po grumbullojnë forca të armatosura pranë kufijve rusë.”- u tha Antonov të shtunën gazetarëve duke komentuar paketën e re të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin.

“Situata në zhvillim është jashtëzakonisht alarmante. Në fakt, në Ukrainë, në tokën ukrainase, ne po luftojmë jo kundër ukrainasve, por kundër Perëndimit kolektiv, i cili përpiqet të minojë themelet e Rusisë, të na lodhë, të na shterojë nga të gjitha burimet ekonomike dhe ushtarake dhe krijojë një situatë, në të cilën Rusia nuk do të kishte kurrë një shans për të negociuar në mënyrë të barabartë me vendet perëndimore në arenën ndërkombëtare.”- theksoi diplomati sipas TASS.

Megjithatë, sipas ambasadorit, Rusia do të arrijë të fitojë pavarësisht se çfarë po përpiqet të bëjë Uashingtoni.

“Nuk kemi rrugëdalje tjetër dhe nuk kemi dyshime se ne ndjekim kauzën e duhur dhe do të fitojmë.”– theksoi ai.

Antonov tha se situata e sotme nuk mund të zgjidhet në një fushë beteje dhe Perëndimi duhet të fillojë ta zgjidhë atë me negociata.

“Ne duhet të mendojmë sot jo për të pompuar Kievin me armë shtesë, por se si të gjejmë një zgjidhje negociuese. Është e pamundur të zgjidhet plotësisht problemi në fushën e betejës.”– tha ai.

Ky koment i tij vjen pasi ditën e djeshme zëvendës zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh njoftoi se në bazë të paketës së re të ndihmës, Ukraina do të marrë 90 tanke të rinovuar T-72, 1 mijë e 100 drone kamikaze Phoenix Ghost, sisteme të mbrojtjes ajrore HAËK dhe mjete të tjera.