Vendosni fjalën kyçe....

Berisha bashkëbisedim me qytetarët në Facebook: Protesta e 12 nëntorit nis në orën 16:00



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook. Në nisje të fjalës së tij, ai u ndal në situatën ku ndodhet vendi dhe PD.

Ai u ndal edhe protesta e 12 nëntorit, e cila tha se do të nisë në orën 16:00.

“Të dashur miq të Facebook-ut, TikTok-ut, Instagramit dhe të gjithë juve që na ndiqni përmes rrjeteve televizive.

Kam zgjedhur këtë ditë për një bashkëbisedim të hapur me ju, në një moment gjykoj jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin dhe për PD-në, për Shqipërinë në tërësi.

Sot ne ndodhemi në një krizë të gjithanshme, politike, ekonomike, sociale. Ndodhemi në një proces ndofta të ngjashëm me atë të 91 ku shqiptarët e pritën lirinë me eksoda të përmasave biblike. Por ndodhemi në një proces gjithashtu ku çdonjëri prej nesh duhet të marrë përgjegjësitë e tij, për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është e përqendruar në realizimin e kësaj kthese të madhe ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor, në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, rriturve dhe të moshuarve, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin, ngadhënjimin e opozitës ndaj këtij regjimi, por të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë në tërësi, ndaj këtij regjimi të cilin sot mediat më të mëdha të të gjithë botës e cilësojnë si një shtet të falimentuar dhe shoqëri të korruptuar. Në të vërtetë ky është një regjim monist, i njëjtë me atë të Vietnamit. Madje regjimi komunist i Vietnamit rezulton me performancë më të mirë ligjore. Problematikat shtohen gjithnjë. I shtohen cinizmi ekstrem dhe pashpirtësia.”– tha Berisha.