Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ne do japim 100 euro subvencion për çdo student


Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një komunikim live me ndjekësit e tij në Facebook, prezantoi sot një pjesë të programit të tij për të rinjtë.

Ai tha se nëse ai vjen në pushtet, çdo student do të subvencionohet me 100 euro si në Kosovë, ndërkohë që tarifat e universiteteve do të përgjysmohen.

“Ju shtroni pyetjen që po ikin studentët, ne kemi një program emergjence kundër varfërisë, vendosjen e minimumit jetik, dyfishim rrogash dhe pensionesh, subvencionim të çdo studenti me 100 euro, atë që bëri Kosova, përgjysmim të të gjitha tarifave të studentëve. Do ketë një program, në epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve që përqendrohen sot në HiTech. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe ka çdo gjë të mundshme.”- tha Berisha.

Ai i garantoi ata se ka në Partinë Demokratike do të ketë ripërtëritje të elitës politike dhe u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e garës së primareve.

“Të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh në PD, duhet të theksoj në këtë rast. PD është parti e rithemeluar, ishte vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare në të cilat kanë vendosur, dhe unë ftoj sa më shumë të rinj të garojnë, për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ndërkohë po krijohen një tërësi departamentesh, në tërësi intelektual të fuqishëm të rinj janë anëtarësuar ose kanë marrë drejtimin në këto departamente.

Do ketë ripërtëritje të padiskutueshme të elitës politike të PD.”- tha Berisha.