Fabiola Valentin dhe Mariana Varela, përkatësisht ish-Miss Porto Riko dhe Mis Argjentina, së fundmi zbuluan se kishin lidhur kurorë fshehurazi pas dy vitesh lidhje. Dy finalistet e konkursit të bukurisë njoftuan martesën e tyre përmes një videoje 30 sekondëshe në Instagram të mërkurën.
Varela, 26 vjeç dhe Valentin, 22 vjeç, thonë se u takuan në konkursin Miss Grand International në Tajlandë në vitin 2020, ku përfaqësonin vendet e tyre të origjinës. Pasi hynë në dhjetëshen më të mirë, të dyja u bënë mikesha të ngushta në rrjetet sociale, por marrëdhënia e tyre romantike mbeti e fshehtë deri më tani.
Në postimin e tyre në Instagram të mërkurën, dy modelet kanë ndarë momente nga lidhja e tyre, por edhe nga propozimi për martesë. Ato ndanë gjithashtu dy unazat e martesës që me sa duket shkëmbyen në San Juan, Porto Riko, ku u martuan më 28 tetor.
Dyshja ka marrë një mbështetje të madhe nga tifozët, personazhet e famshëm dhe konkurrentët e tjerë të konkursit duke i uruar për martesën e tyre.
Llogaria zyrtare e Miss Grand International ka postuar edhe foto të dy ish-konkurrenteve të kthyera në dashnore, duke shkruar ‘Urime të dyve. MGIO gjithmonë mbështet ‘Dashuri pa kufij’.