Vendosni fjalën kyçe....

Milan fiton ndaj Spezias, Giroud ndëshkohet me të kuq pasi festoi duke hequr bluzën


Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes nga Torino javën e kaluar.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fitoi kundër Spezias.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “San Siro” pëfundoi me rezultatin 2:1.

Theo Hernadez (21′) dhe Olivier Giroud (89′) shënuan golat e fitores për “Rossonerët”.

Giroud u ndëshkua me të kuq pas kartonit të dytë të verdhë të cilin e mori pasi hoqi bluzën gjatë festimit të golit.

Ishi i Milianit, Daniele Maldini (59′) shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Milani pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me gjashtë pikë më pak se lideri Napoli.

Spezia ndodhet në vendin  e 17-të me nëntë pikë.