Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk do lemë prodhuesit e energjisë të marrin gjithë fitimin për vete. Non grata mbron Britaninë nga Edvini


Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Lushnjë nuk ka lënë pa sulmuar Sali Berishën.

Rama tha se Berisha si non grata mbrojti britanikët nga ai pas citimeve ndaj shqiptarëve.

Sa ka në Londër çuna që nuk e shohin dot në sy PS. Por përpara çdo gjëje tjetër është Shqipëria janë shqiptarët dhe në sy të huajve nuk kemi arsye përse të ulim kokën. Një non-grata që mbron britanikët nga unë. Një non grata me ato që ju i vini deleve. Ai i matrikulluari në lule të ballit non-grata mbron Britaninë nga Edvini”, tha Rama.

Kryeministri ka përsëritur edhe një herë vendimin për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë në vend.

Nuk mund të rrisim rrogat e pedagogëve pasi ua rritëm me 7% dhe me 8%. Më shumë nuk ka. Ne ato që kemi tani, do i mbledhim të gjitha dhe në fillim të dhjetorit do ia japim pensionistëve, por jo pedagogëve. Pensionistët i meritojnë më shumë. Do vendosim taksën e jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Lufta është skenari më i mirë për to, pasi tani e shesin energjinë shumëfish. Ne nuk do e lëmë që fitimin ta mbajnë të gjithëve, do u marrim një pjesë të fitimit dhe do ua japim atyre në nevojë. Është koha të rrisni pagat. Pagat janë më të larta se sa ato që deklarohen. E tha ai i PD-së. E di mo xhan i thashë, por në sektorin e bujqësisë thash jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë kontrolle. Unë e di që 340 mijë lekë është pagë e ulët, por di që ka qenë 180 mijë lekë”, tha kryeministri.