Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Lushnjë është ndalur përëri tek debati për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.
“Ata që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. A gjejnë apo jo më shumë, kjo është çështje tjetër. S’i hyjmë kësaj. Ishim më parë në një fabrikë mermeri, që ishin disa punëtorë që ishin kthyer. Por të flasësh me paqe e nder dhe të tregosh se ‘fshati po vdes, dhe njerëzit nuk kanë bukë të hanë’, por këto eksporte kush po i bëjnë? Të vdekurit?! Puna e njerëzve nuk lindi me qeverinë tonë, por njerëzit ishin në hall të madh. S’kishte pika grumbullimi.”– tha Rama.
Në këtë takim kryeministri u ndal edhe te media, pasi sipas tij disa media po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe qeverisë për të përfituar. Ai tha se shumë biznesmenë i kanë kërkuar të mos tërhiqej nga Paketa Antishpifje.
“Ka pasur sipërmarrës që më thonin mos u tërhiq, se ne na mbytën me gjoba, këto goditje në biznes i marrin ata që krijojnë punë, që prodhojnë dhe më e rënda është mbi prodhuesit e ushqimit, që prodhojnë fruta perime, që i eksportojnë në BE dhe ndërkohë shqiptarëve nga këto media ju thonë bëni kujdes se çdo gjë që hani mund t’ju helmojnë, degjeneron fshatin se do t’i bjerë qeverisë kur ka fermerë që hedhin mollën në kanal, tregon një fakt, por ama kjo është gjysma e së vërtetës, se nga ana tjetër ka të tjerë që eksportojnë mollën.”– tha ai.