Tornadot kanë goditur disa shtete në SHBA duke sjellë viktima dhe dëme të mëdha.
Parashikohet se ky sistem tornadosh, është më i madhi që Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar në më shumë se 5 muaj.
Në Teksas u krijuan 9 tornado, në Arkansas 4 dhe në Oklahoma 1, kanë raportuar institucionet meteorologjike amerikane.
Të paktën një person humbi jetën në Oklahoma, ku u regjistruan gjithashtu dëme të mëdha materiale.