Media e policia kanë bllokuar lajmin e aksidentimit në rrethana të mistershme të nje punonjëseje kazinoje në Tiranë me origjinë afrikane me policinë që nuk ka dhënë ende hollësi për atë që ka ndodhur.
Rezulton se rreth datës 13 gusht në Tiranë, është gjendur pranë shtëpisë së saj në gjendje të rendë shtetasja Joy me origjinë nga Kenia.
Ajo punonte në kazinonë e dedikuar prane ‘Air Albania’ e cila cila operohet nga një kompani austriake që përfaqësohet ne Tiranë nga shtetasi Bledar Sinanaj i njohur si Dari.
22-vjeçarja me emrin Joy ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po lufton për jetën pas dëmtimeve të marra gjatë aksidentit të mistershëm.
Dyshohet se vajza e re që ishte rekrutuar për të punuar në kazinonë e lartpërmendur në Tiranë, është rrëzuar nga kati i dytë i apartamentit ku banonte. Ajo u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 3 e 25 e mëngjesit deri rreth orës 7 të mëngjesit, para se të gjendej në gjendje të rëndë.
Sipas së ëmës Ruth, që ka ardhur nga Kenia, vajza ka dëmtime të shumta dhe është në gjendje tejet të rëndë. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka marrë asnjë të dhënë nga policia për ngjarjen.
“Mjekët thanë se ajo kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyera, komatozë për shkak të mungesës së oksigjenit, lëndime në dorë, shpinë, stomak, ndër të tjera. Ne ende nuk e dimë se çfarë ndodhi me Joy-n. Ajo ka nevojë për fizioterapi private, të cilën ne po e paguajmë përmes mbledhjes së fondeve. Në të ardhmen, Joy ka nevojë për një qendër rehabilitimi neurologjik. Kjo nuk është e disponueshme në Shqipëri, ndaj duhet të gjejmë një spital tjetër. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion. Ata thanë se çështja ishte në prokurori dhe do më duhej një avokat. Kam gjetur një avokat përmes një OJQ-je që po na ndihmon.” – tha Ruth.
Të shtunën u organizua një koncert për mbledhjen e fondeve në hotel ‘Rogner’. Nuk rezulton që kompania e kazinosë që e rekrutoi të ketë marrë përsipër shpenzimet për kurimin e saj.
Po kështu mikesha e 22-vjeçares Joy ka hapur një adresë në Gofundme për mbledhjen e fondeve për ta ndihmuar.