Vendosni fjalën kyçe....

Firma e lidhur me konservatorët britanikë e përfshirë në fushatat ‘sekrete’ të Afrikës – The Guardian


Firma lobuese australiane CT Group, e cila mban lidhje të ngushta me Partinë Konservatore në pushtet në Britani, u përpoq të ndikojë në zgjedhjet në vendet afrikane në interes të kompanive minerare, raportoi The Guardian, duke cituar dokumente të zbuluara.

Bashkëpronari i CT Group, Lynton Crosby, administroi fushatat zgjedhore të përgjithshme të konservatorëve në 2005 dhe 2017, si dhe fushatat e suksesshme të kryebashkiakut Boris Johnson në 2008 dhe 2012. Shumë ish-punonjës të kompanisë përfunduan në selinë e Partisë Konservatore dhe në qeveri. Raportoi The Guardian.

Përveç fushatave të njohura në Australi, Britani e gjetkë, firma lobuese kreu një numër ‘projektesh të fshehta politike’ në Afrikë.

Duke cituar dokumentet e zbuluara, gazeta zbuloi se CT Group – i njohur më parë si CTF Partners – punonte për ndërmarrjen kanadeze First Quantum Minerals në fillim të viteve 2010.

Kur leja e nxjerrjes së bakrit të First Quantum Minerals u revokua nga autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos (DRC), CT Group i ofroi klientit të saj një plan të fshehtë për të diskredituar presidentin e atëhershëm Joseph Kabila, duke mbështetur ‘personin më të mundshëm’ që do e kishin nën kontroll, sipas dokumenteve.

Dokumentet sugjerojnë se CT Group ishte vendosur të fitonte 1.2 milion stërlina në tarifa, me një bonus prej 1 milion stëlinash në dispozicion nëse arrinte objektiva të caktuara. Nuk është e qartë nëse këto synime janë përmbushur, pasi Kabila përfundimisht fitoi zgjedhjet.

Tre vjet pas fushatës në Republikën Demokatike të Kongos, CT Group dyshohet se u përfshi në një tjetër ‘projekt politik sekret’, këtë herë në Zambia. Klienti në këtë rast ishte gjithashtu nga sektori i minierave, sipas The Guardian, megjithëse nuk është e qartë nëse ishte First Quantum apo jo.

“Nuk ka asnjë sugjerim që CT Group është përfshirë  në veprimtari të paligjshme në emër të klientëve në sektorin e minierave.” – tha The Guardian.

CT Group i tha gazetës se kishte mbështetur ‘fushata në një sërë vendesh, duke përfshirë Republikën Dmokratike të Kongos dhe Zambiam’ dhe se lobimi i kandidatëve për poste është pjesë e ‘procesit demokratik’.

Kompania theksoi gjithashtu se kur punon në fushata zgjedhore, ajo i përmbahet rreptësisht të gjitha ‘ligjeve dhe rregulloreve’ të vendeve përkatëse.

Në vitin 2019, në një tjetër hetim ekskluziv, The Guardian pretendoi se CT Group, duke vepruar në interes të klientëve të saj, kishte nisur një fushatë të fshehtë reklamimi në Facebook. Sipas gazetës, kompania drejtonte shumë grupe të mediave sociale të supozuara për të nxitur disa pikëpamje politike, duke përfshirë ato pro-Brexit.