Gjykata ka caktuar masën e sigurisë 45 ditë arrest me burg për tre të arrestuarit në Portin e Durrësit, ku u kap 33.5 kg kokainë në kontejnerin e ‘BanaKing’.
Gjykata ka lënë në burg punonjësit e skanerit në port, Alban Naziraj e Artur Sevdaraj, si edhe administratorin Petrit Demisha.
Pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit.