Vendosni fjalën kyçe....

Mediat tradicione nisin sulmin ndaj Elon Musk pas blerjes së Twitter-it


Që prej blerjes së Twitter nga Elon Musk rreth një javë më parë, mediat kryesore në SHBA, por jo vetëm kanë nisur një batare sulmesh ndaj biznesmenit që njihet për pronësinë e makinave elektrike Tesla e shërbimit satelitor SpaceX.

Mes tyre mund të përmenden mediat që njihen për pikëpamjet e tyre të majta mes të cilave The Guardian, Time, Al Jazeera New York Times, CNN, Vox news, Bloomberg, Politico, Reuters, NPR,  mes shumë të tjerave.

The Guardian shkruan në një seri shkrimesh se Musk nuk e di se çfarë po bën dhe se ka një pikëpamje të rrezikshme mbi demokracinë.

The Verge shkruan se ai është i dëshpëruar për të bërë para, ndërsa Al Jazeera ka një editorial me titull: Pse Twitter nën Elon Musk është lajm i mirë për liderët e Kinës.

Mediat e tjera kanë theksuar se pas blerjes së Twitter-it nga Musk, përdoruesit e aplikacionit janë larguar në numra të  mëdhenj prej tij e kanë shkuar në rrjete të tjera sociale dhe se punonjësit kanë nisur tashmë protestën ndaj vendimeve të tij.

Vetë Musk ka pohuar muaj më parë se dikur ka votuar për demokratët e i ka mbështetur ata por ka ndryshuar qasje. Ai ka kritikuar Twitter-in më herët për censurë duke theksuar se me ardhjen e tij kjo qasje, mes shumë të tjerave, do ndryshojë.