Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për deklaratat e Berishës në Daily Mail: Shërbëtor i së keqes, shan në gjuhë të huaj Shqipërinë


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Sali Berisha të publikuara në gazetën Daily Mail.

Rama e cilëson Berishën shërbëtor të se keqes që lëshon deklarata kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj.  

Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!”-shkruan Rama.