Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me prindër dhe edukatorë të kopshtit të mbyllur të “Turgut Ozal”.
Gjatë këtij takimi, Berisha u shpreh se mbyllja e kopshtit është një nga ngjarjet më të rënda që mund t’i bëhet një vendi sovran, ndërsa shtoi se është mbyllur me urdhër nga jashtë.
“Mbylljen e kopshtit të fëmijëve, e kam konsideruat dhe konsideroj një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhë një vendi të pavarur, sovran. Asgjë nuk detyron një qeveri më shumë se fëmija, asgjë nuk detyron një prind më shumë se fëmijë, asgjë nuk detyron më shumë se fëmija.
Të vendosësh të mbyllësh një kopsht me 250 fëmijë është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia paftyrë, i pakarakter. Të gjithë ata që rrisin fëmijë, kanë fëmijë, vogëlushë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje shpirtërore ekziston mes fëmijës, shoqeve, shokëve, kujdestarëve të kopshtit vet.
Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndërrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit.”- deklaroi kryetari i PD-së.
Ai deklaroi se Erdogan e ka urdhëruar Edi Ramën, të cilin e konsideron si “vasalin” e presidentit turk në Tiranë duke shkelur.
“Në rastin konkret, për këtë tokë, vend, 500 vjet me radhë vendimet janë marrë në Stamboll, por u shkëputën nga ajo kohë. Vendimet duhet të merren në Tiranë. Kjo e kopshtit të fëmijëve është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkollat se mësohej shqip në to, por ne nuk jemi këtu për të bërë historinë me perandorinë, sepse ne me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie.
Ka probleme të brendshme ai politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Dhe ky është asht anti prind që e bën këtë. Çfarë do të ju them unë këtyre vogëlushëve, se nesër nuk do të shkoni në kopsht se e ka mbyllë qeveria, si mund të ndodhë kjo. Kjo është historia më e turpshme në Europë, nuk mund të përshkruhet.
Del dhe e falënderon ministri i Jashtëm turk, i cili dikur ka qenë një njeri i shquar i të drejtave të njeriut. Këtu është shkelur çdo ligj, rregull, parim, njerëzor, kushtetues, ligjor. Por edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Unë kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë së Turqisë, por unë i them presidentit turk, ai e di mirë fjalën e time, se në këtë mënyrë në këtë vend interesat turke marrin fund. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrigen e Ramës.
Çfarë do të thotë kjo. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Çfarë interesash janë këtu. Këtij mund t’i thuash çdo fjalë, por nuk ka asnjë gjë shqiptare.”– tha Berisha.