Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar të hënën mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Lajmi është njoftuar nga Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili theksoi se dorëzimin e ka pranuar zyrtarisht nga administrata.
Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës vjen pas largimet nga institucionet e tjera të vendit që pasoi vendimin e qeverisë për reciprocitetin e targave.