Vendosni fjalën kyçe....

Italia bllokon zbarkimin e dy anijeve me emigrantë, KE: E kemi detyrim moral dhe ligjor t’i pranojmë


Dy anije bamirësie me emigrantë refuzuan të largohen nga porti i Katanias pasi qeveria italiane bllokoi zbarkimin e tyre ditën e diel.

Komisioni Evropian kujtoi të hënën “detyrimin ligjor dhe moral” të shteteve anëtare për të shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik. Zëdhënësja Anitta Hipper deklaroi se Komisioni nuk është përgjegjës për operacionet e koordinimit në det, apo për vendin e zbarkimit.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane tha se Berlini zyrtar është në kontakt me autoritetet italiane.

“Shpëtimet në det të hapur nuk duhet të pengohen. Është detyrimi ynë moral dhe ligjor të mos i lëmë njerëzit të mbyten. Ky duhet të jetë qëllimi i veprimeve tona”, tha Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po refuzon të hapë portet për 4 anije që veprojnë në qendër të Mesdheut dhe që kanë shpëtuar emigrantët dhe ka lejuar zbarkimin e vetëm atyre që kanë pasur probleme shëndetësore.

Të dielën, Italia urdhëroi anijen “Hjumaniti 1” të largohej nga porti i Katanias pas zbarkimit të 144 emigrantëve.