Vendosni fjalën kyçe....

Nënkontraktori i Soros: Alimehmeti kandidat më i dobët se Këlliçi dhe Bogdani


Sondazhi më i fundit i realizuar nga Instituti i Eduart Zaloshnjës e nxjerr kandidatin Ilir Alimehmeti në Primaret për bashkinë e Tiranës, si kandidatin më të dobët përballë Erion Veliajt në krahasim me dy rivalët e tij Bogdani dhe Këlliçi.

Instituti i Zaloshnjes shumicën e projekteve të tij i nënkontrakton nga Fondacioni Soros. Ai njihet për përdorimin e një metode të pazakontë në sondazhe ku përherë deklaron se marzhi i gabimit të sondazhit është më i madh se diferenca mes subjekteve. Me pak fjalë sondazhet e zotit Zaloshnja janë pak a shumë si ajo shprehja e famshme e Cekes së Beratit: “Një gjë është e sigurt, kjo punë o bëhet o s’bëhet!”.

Në sondazhin e fundit mbi kandidatët e deritanishëm të opozitës përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti del si kandidat më i dobët përballë Veliajt se dy rivalët e tij, Belind Këlliçi apo Gerti Bogdani.

Më poshtë ju ftojmë të lexoni shkrimin e plotë të zotit Zaloshnja:

Në 24 orët e fundit zhvillova një sondazh elektronik mbi garën e Tiranës. Sondazhin e kreva duke shpërndarë linkun e pyetësorit me 3000 SMS krejt të rastësishme nëpër territorin e Bashkisë Tiranë. Pyetësorin e plotësuan në mënyrë krejt anonime 1605 banorë të rritur të bashkisë.

Kampionin e ripeshova statistikisht, që ai ta përfaqësonte popullsinë e rritur të bashkisë sa më mirë politikisht, demografikisht dhe gjeografikisht. Intervali i gabimit statistikor është nga 0% deri në 2.5%

Çiftet hipotetike të garuesve u alternuan në renditjen e pyetësorit për çdo 100 anketa të plotësuara, në mënyrë që kandidatët të kishin probabilitet të barabartë për t’u përzgjedhur nga të anketuarit. Më poshtë janë rezultatet për secilën përballje hipotetike.

SHËNIM: Në zgjedhjet e vjetshme parlamentare, votuan rreth 380 mijë banorë të bashkisë Tiranë. Nga këta, 52.8% votuan për PS+PSD. Vjet, 25 ndër 100 banorë të rritur nuk votuan fare.

Të anketuarit u pyetën për çdo përballje hipotetike: “Përse je i prirur ta votosh kandidatin që përzgjodhe më sipër?” Dhe alternatibvat e përgjigjeve ishin: “1.Besoj se do ta qeverisë më mirë Tiranën; 2.S’dua që të fitojë kundërshtari; 3.S’votoj asnjërin prej të dyve”.

Ja rezultatet:

Të anketuarit u pyetën gjithashtu: “Ndër tre politikanët kryesorë, për cilin ke oponionin më pozitiv?” dhe alternativat ishin: “Ramën; Berishën; Metën; Asnjërin prej tyre”. Duke kryqëzuar përgjigjet e kësaj pyetje me të të mësipërmeve rezultoi: