Janë përcaktuar dy kandidatët për primaret e PD-së për bashkinë e Kamzës. Pas ish-deputetit Asllan Dogjani, në garë është futur edhe Arjan Hoxha.
Ky i fundit ka qenë zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit. Gjatë prezantimit Hoxha tha se në këtë garë nuk ka të humbur apo të fituar dhe se e ka ndërmarrë garën me synimin për t’u kthyer qytetarëve bashkinë e Kamzës që është marrë peng nga kryeministri Edi Rama.
Ai shtoi se qytetarët e Kamzës e Paskuqanit janë diskriminuar nga qeveria padrejtësisht dhe se më 14 maj kjo gjë do marrë fund.