Real Madridi ka marrë humbjen e parë në La Liga për këtë sezon.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti pësoi humbje si mysafire e Rayo Vallecanos
Ndeshja e zhvilluar këtë të hënë përfundoi me rezultatin 3:2.
Santi Comesana (5’), Alavaro Garcia (44’) dhe Oscar Trejo (67’ – nga penalltia) shënuan në fitoren e vendasve
Luka Modric (37’ – nga penalltia) dhe Eder Militao (41’) shënuan për “Los Blancos”.
Real Madridi pas kësaj humbje, e ka humbur edhe vendin e parë në tabelë. Kampionët në fuqi spanjollë me 32 pikë tani janë në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se skuadra lidere, Barcelona.
Rayo Vallecano pas kësaj fitore është ngjitur në pozitën e tetë me 21 pikë.