Vendosni fjalën kyçe....

Samiti për klimën, diskutime për dëmshpërblimet e dëmeve nga ndryshimet klimatike ndaj vendeve të varfra


Bisedimet e OKB-së për klimën nisën në Egjipt të dielën me një marrëveshje për të diskutuar se si vendet e pasura mund të ndihmojnë për të paguar për dëmet e shkaktuara nga ngrohja globale në vendet më të varfra.

Përparimi, i raportuar paraprakisht nga Bloomberg, do t’i lejojë diplomatët të debatojnë zyrtarisht të ashtuquajturën ‘humbje dhe dëmtim’ për herë të parë gjatë konferencës dy javore në resortin Sharm el-Sheikh të Egjiptit.

Vendet në zhvillim kanë kërkuar një diskutim mbi dëmshpërblimet klimatike që nga fillimi i takimeve të Konferencës së Palëve, ose COP, në fillim të viteve 1990.

Por kombet e industrializuara kanë bllokuan vazhdimisht përpjekjet për ta shtuar atë në axhendë, nga frika se kjo do çonte në një proces domino për miliarda dollarë kompensim nga vendet më të varfra, shkruan Bloomberg.

Fatkeqësitë e fundit klimatike, të tilla si përmbytjet në Pakistan, e kanë rikthyer çështjen në qendër të bisedimeve.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry tha se përparimi u arrit pas 48 orësh bisedimesh intensive të përfunduara me një marrëveshje; diskutimi do përqendrohet në ‘bashkëpunimin dhe lehtësimin’ jo ‘përgjegjësinë ose kompensimin’.