Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OKB-së: Jemi në autostradë drejt ferrit klimatik


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka paralajmëruar për rrezikun e ndryshimeve klimatike.

“Emetimet e gazeve serrë vazhdojnë të rriten, temperaturat globale vazhdojnë të rriten dhe planeti ynë po i afrohet me shpejtësi pikës së kthesës që do ta bëjë kaosin klimatik të pakthyeshëm.”– tha ai sipas BBC-së.

Guterres paralajmëroi: “Ne jemi në një autostradë drejt ferrit klimatik me këmbën ende në pedalin e gazit.”

Ai shtoi: “Ora po kalon. Jemi në luftën e jetës dhe po humbasim.”

Por pse ky reagim? Sipas BBC-së, temperaturat globale tashmë janë rritur me 1.1C që nga koha para-industriale dhe shkencëtarët besojnë se një rritje përtej 1.5C do të kishte ndikime të rrezikshme për njerëzit në të gjithë botën.

Sipas Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, vendet ranë dakord të synojnë të kufizojnë rritjen e temperaturës në 1.5C. Por sipas një vlerësimi të fundit të OKB-së nuk ka “asnjë rrugë të besueshme në vend” për të qëndruar brenda këtij objektivi.”

Nëse vazhdojmë ashtu siç jemi, me politikat aktuale në fuqi, jemi në rrugën e duhur për një rritje prej 2.7 gradë Celsius deri në fund të shekullit, sipas faqes së internetit Climate Action Tracker.