Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, Gjykata e Durrësit shpall të pafajshëm 4 persona


Gjykata e Durrësit ka shpallur të pafajshëm katër persona ndërsa tre të tjerë janë dënuar më nga 1 vit burg që është shndërruar në shërbim prove lidhur e tërmetin e 26 nëntorit 2019.

Gjykata ka lënë të lirë ish-drejtorin e ALUIZNI-t të Durrësit, Flamur Gjuzi, ish-drejtorin e INUV-it Artur Çela, pronarin e ‘Bar Barons’ Artur Terziu e Nevjajna Isufin.

Me dënim me kush janë dënuar Albrend Qetka, Skerdi Bello e Aldo Dakovelli. Ata akuzoheshin për ‘shpërdorim detyre’ e ‘falsifikim dokumentesh’.

Sipas prokurorisë, Artur Terziu kishte bërë ndërhyrje në strukturën e pallatit duke holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Gjithashtu kishte shfrytëzuar tarracën për të vendosur tre depozita voluminoze në funksion të biznesit të tij, ndërkohë që leja për këtë shtesë u dha nga ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi.

Për Aldo Dakovelli u dha dënimi me 1.6 vite burg që në zbatim të uljes së dënimit shkon në 1 vit burg dhe konvertohet me 2 vite shërbim prove. I njëjti vendim u dha edhe për Skerdi Bellon, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Atyre i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

Nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 humbën jetën 51 persona.