Vendosni fjalën kyçe....

Tirana shpallet kryeqyteti Evropian i Sportit për vitin 2023


Në 2023-in Tirana do mbajë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”. Kryeqyteti është afër mbylljes së vitit si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj tha se pas një pune të palodhshme, Tirana arriti të fitojë një tjetër titull, që do i japë një fokus të veçantë, këtë herë sportit.

“Sot është një ditë fantastike për Tiranën tonë. Kemi punuar shumë, shumë, shumë për t’ia mbërritur kësaj dite. Patëm një nga kampionatet më të bukura të peshëngritjes në Evropë, kemi kampionë, si Brikeni dhe Erkandi – jam shumë krenar për të gjithë punën që është bërë. Jam shumë krenar që ekipi yne i mundjes, po ashtu edhe Zelimkhan Abakarov, i cili sot eshte Kampion i Botes, ka mundesi te trajnohet në palestrat e mundjes. Komiteti Olimpik Shqiptar është këtu dhe më vjen mirë që, sot me punën e Fidelit dhe skuadrës se tij fantastike, jemi në nivelet më të larta. Për një vend të vogël që ka prodhuar kampionë europe, kampionë bote, kampionë Ballkani, është edhe një kompliment për punën fantastike që ka bërë Komiteti Olimpik.

Sot jemi në një situatë ku, me shpërblimet, me mënyrën sesi bashkia dhe ministria punojnë, vërtetë kemi bërë diçka të mrekullueshme. Pas gjithë këtyre punëve, ju e dini që ne jemi përpjekur gjithmonë që ta ngremë lart emrin e Tiranës. Këtë vit ne jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” – nuk jemi perfektë, por kemi qenë origjinale. Kemi prodhuar një pafundësi aktivitetesh për rininë dhe nuk do të mbarojnë deri në fund të vitit. Por, sot për komunitetin e sportit, kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, një nder të madh dhe një privilegj të papërshkrueshëm, sepse sapo jemi informuar, t’ju them se Tirana eshte shoallur “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, u shpreh Veliaj.