Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedi në Tanzani, avioni bie në liqen, 19 viktima (Video)


19 persona kanë humbur jetën pasi një avion u rrëzua në një liqen në Tanzani. Aeroplani i ‘Precision Air’ i nisur nga kryeqyteti Dar es Salaam u rrëzua në liqenin Victoria gjatë rrugës për në aeroportin Bukoba.

Deri tani, 26 persona janë shpëtuar nga uji, sipas Albert Chalamila, guvernator i rajonit Kagera, ku ndodhi përplasja. Nuk është e qartë se sa vdiqën në spital.

Avioni, i cili u ngrit nga kryeqyteti i vendit, Dar es Salaam, u rrëzua në liqenin Victoria në mëngjes mes ‘stuhive dhe shirave të dendur’, sipas Korporatës Transmetuese të Tanzanisë (TBC).

Avioni hasi probleme në një lartësi prej 100 metrash, u tha gazetarëve komandanti i policisë Kagera, William Mwampaghale.

“Kemi arritur të shpëtojmë një numër të madh njerëzish.” – vijoi ai duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit ishin në vazhdim. Në aeroplan ishin 39 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.