Vendosni fjalën kyçe....

U propozua të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Edi Paloka: Ju falenderoj por nuk do të marr pjesë


Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është një nga emrat e propozuar si kandidat për bashkinë e Tiranës nga anëtarësia.

Por ai ka vendosur të mos marrë pjesë në Primare, pa dhënë arsye. Në një postim në rrjetet sociale Paloka falenderon ata që e propozuan por thotë se do mbështesë kandidatin fitues njëlloj sikur të ishte vetë.

“Falenderoj të gjithë ata demokratë që më kanë propozuar si kandidat për Tiranën. Unë vetë nuk do të marrë pjesë në primare por ju siguroj që do të jem në krah të kandidatit që do të dalë fitues njësoj sikur të isha vetë.”- shkruan Paloka.