Një telefonatë anonime për bombë pranë GJykatës së Posaçme ka ngritur në këmbë policinë.
Telefonata ka mbërritur në sallën operative ku pretendohej se në mjediset e saj ishte vendosur lënda plasëse.
Forca të shumta të policisë e ato xheniere mbërritën në mjediset e GJKKO-së ku ndodhet edhe SPAK, e po kryejnë kontrolle.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.”