Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr videon dhe zbulon sloganin e protestës së 12 nëntorit


Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video ku fton qytetarët t’i bashkohen në protestën e thirrur nga ai më 12 Nëntor në orën 16:00 përpara Kryeministrisë.

“12 nëntor, ditën e shtunë, ora 16:00, Tirana dhe mbarë Shqipëria në protestë para Kryeministrisë.”– shkruan Berisha.

Në këtë video tregohet një flamur kombëtar i vendosur në zyrën e Kryeministrisë, i cili lyhet me ngjyrat e rilindjes.

Procesi shoqërohet me tituj të lajmeve të përditshme që kanë të bëjnë me emigrimin masiv të shqiptarëve, ngjarje kriminale në vend, arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, apo shpenzimet e shpenzuara për fluturimet e kryeministrit.