Finalja e kupës të dielën në Argjentinë përfundoi herët pasi gjyqtari Facundo Tello, i cili do gjykojë në Kupën e Botës të këtij muaji që nis në Katar, nxorri dhjetë kartonë të kuq në ndeshjen mes rivalëve Boca Juniors dhe Racing Club.
Boca mori shtatë kartonë të kuq, duke përfshirë dy për lojtarët në stolin e rezervave, ndërsa Racing Club mori tre kartonë të kuq, në një ndeshje të ndezur që shpërtheu vonë në kohën shtesë pasi Carlos Alcaraz shënoi atë që rezultoi të ishte goli i fitores kur nga ndeshja kishin mbetur edhe dy minuta.
Goli i vonë e Alcaraz ishte pika e ndezjes që çoi në kaosin pasues në fushë pasi disa lojtarë të Boca-s kundërshtuan që ai të festonte golin para mbështetësve të tyre. Ai u rrethua nga disa lojtarë e më pas nisi përleshja.
Alcaraz u përjashtua më pas së bashku me pesë lojtarë të Boca Juniors. Një lojtyar rezervë dhe një lojtar që ishte përjashtuar më herët në lojë ishin gjithashtu në mesin e atyre që u përjashtuan.
Vala e kartonëve të kuq vijoi pasi Sebastian Villa i Boca-s dhe Johan Carbonero i Racing u përjashtuan nga fusha në minutën e 95-të pas një debati të ashpër në fushë.
Arbitri Tello ka reputacion si një gjyqtar i rreptë në futbollin argjentinas, pasi ka nxjerrë 612 kartonë të verdhë dhe 45 të kuq në vetëm 118 ndeshje në futbollin e Amerikës së Jugut.
Megjithatë rekordi për kartona të kuq në një ndeshje shkon për sfidë në kategorinë e pestë argjentinase midis Claypole dhe Victoriano Arenas në vitin 2011, ku gjyqtari hyri në dhomën e zhveshjes së çdo skuadre pas ndeshjes për të përjashtuar çdo lojtar duke thënë në total 36 kartonë të kuq.