Gjermania do të japë 7.6 milionë euro për kërkimin e ukrainasve të zhdukur gjatë luftës.
“Mbështetja gjermane në hetimin e krimeve të luftës: Gjermania cakton 7.6 milionë euro për projektin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur për të ndihmuar Ukrainën të gjejë personat që janë zhdukur në mes të pushtimit rus të Ukrainës. Është planifikuar gjithashtu trajnimi i ekspertëve mjeko-ligjorë dhe hetuesve ukrainas.”- ka shkruar në “Twitter” Ambasada e Gjermanisë në Ukrainë.
Sipas Oleh Kotenko, Komisionerit për Personat e Zhdukur në rrethana të veçanta, një linjë speciale telefonike ka marrë më shumë se 30 mijë telefonata që nga maji. Më shumë se 4 mijë e 300 persona ishin në kërkim deri në fund të shtatorit.
підтримка в розслідуванні воєнних злочинів:
надає €7,6 млн проєкту @TheICMP з метою допомогти
знайти зниклих безвісти внаслідок вторгнення Росії в Україну. Також запланована підготовка
судових експертів та слідчих. #StandWithUkraine @AA_stabilisiert @GermanyinNL pic.twitter.com/42doxZmlXz
— Посольство Німеччини (@GermanyinUA) November 8, 2022