Deputetja e PD-së Grida Duma ka zyrtarizuar sot kërkesën për lënien e mandatit, lajm që qarkulloi mbrëmjen e djeshme.
Në në deklaratë nga Kuvendi ajo tha se vendimi kishte ardhur pas një reflektimi të gjatë.
Duma tha se heq dorë nga politika e llumit, hienave dhe intrigave duke theksuar se nuk do e harrojë sulmin nën brez ndaj saj, që ishin goditje ndaj djalit të saj.
Duma pritet t’i futet botës së spektaklit duke nisur një emission në Top Channel.
“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para. Nuk i jam larguar përgjegjësive edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Jam sulmuar na hiena që të më brejnë personalit. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumit që ndoshta do jetë pengu , goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.” – tha Duma.
Po ditën e djeshme deputeti i PD-së Alfred Rushaj la mandatin e deputetit. Vendin e tij sipas listave e zë Petrit Doda ndërsa vendin e Dumës pritet ta zërë Ori Nebijaj.