Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me një grua gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në Kamëz, e cila i kërkoi ndërtimin e një shkolle të re.
Rama premtoi zonjës se shkolla do të niste të ndërtohej për dy javë. Mirëpo zonja u shpreh mosbesuese dhe ai shtoi se do të shkonte ta takonte vetë atë pas dy javësh kur punimet të nisnin.
BISEDA:
Gruaja: Kam 60 vite që jetoj në Kamëz. Ktheji sytë nga ky trualli bosh. Kam bërë shkollën unë, kanë bërë shkollën dy fëmijët e mi.
Rama: I kam kthyer sytë dhe për dy javë aty fillon të ndërtohet shkolla…
Gruaja: Më fal a mund t’i bëj një pyetje kryebashkiakut. A keni nëna ju që të bëjnë një rrugë 2 kilometra në ditë me çantë në shpinë dhe të shkojnë atje matan?
Rama: Tani mbasi e more përgjigjen që do të bëhet shkolla, nuk u ule aty, por do ta nxjerrësh prap kunjën për dy kilometra.
Gruaja: Nuk është kunjë zoti kryeministër…
Rama: E para, duhet të jemi të vetëdijshëm që ka ende probleme të tilla, se po mos të kishte s’do isha unë këtu, sepse s’ka kush i bën tjetër…
Gruaja: Faleminderit, por unë nuk shpresoj.
Rama: Sa është data sot, për dy javë do jemi këtu, do vij edhe unë këtu në takim me ty edhe po nuk ishte këtu kompania e punimeve do të kemi punë me kryetarin e bashkisë pastaj. Unë problem e kam ta them fjalën, po po e thashë e mbaj pastaj.